30 thëniet më të mprehta, nga i madhi Winston Churchill

Në Mbretërinë e Bashkuar ai është quajtur “Britaniku më i madh në histori”. Ishte i njohur në mbarë botën si një politikan dinak dhe i...


Në Mbretërinë e Bashkuar ai është quajtur “Britaniku më i madh në histori”. Ishte i njohur në mbarë botën si një politikan dinak dhe i thellë, i cili e përdorte mirë mendjen e tij, kundër kundërshtarëve. Duket sikur çdo mëngjes, ai i vishte xhaketën, së bashku me guximin dhe këmbënguljen.
Ja dia nga thëniet më të mprehta të ikonës së shekullit të 20-të.
AUTOIRONIA
1. Është më e lehtë të sundosh një komb, sesa të rrisësh katër fëmijë.
2. Kur isha i ri, e bëra rregull që kurrë të mos konsumoja, pije të forta para drekës. Tani e kam bërë rregull që të mos e bëj këtë përpara mëngjesit.
3. Kam arritur shumë gjëra, sepse nuk e shpenzoj energjinë time kot. Unë nuk rrij në këmbë kur mund të ulem, kurrë nuk ulem nëse mund të shtrihem.
4. Gjithçka që dua është pajtueshmëria me dëshirat e mia, pas një diskutimi të arsyeshëm.
POLITIKA
6. Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë të tjerave.
7. Politika është aftësia për të parashikuar se çfarë do të ndodhë nesër, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm. Dhe më pas, të kesh aftësinë për të shpjeguar pse nuk ndodhi.
8. Vesi i qenësishëm i kapitalizmit është ndarja e pabarabartë e mallrave; virtyti i qenësishëm i socializmit është ndarja e barabartë e mjerimit.
9. Në vendin tim, autoritetet janë krenarë për faktin se janë shërbëtorë të shtetit; Të jesh bartësi i tij do të konsiderohej një turp.
10. Një diplomat është një njeri që mendon dy herë përpara se të thotë asgjë.
11. Kur jam jashtë vendit, unë gjithmonë e kam rregull që kurrë të mos kritikoj apo sulmoj qeverinë e vendit tim. Kohën e humbur e fitoj kur kthehem në shtëpi.
12. Historia shkruhet nga fituesit.
NJEREZIT
13. Të gjithë ma hodhën fajin mua. Kam vënë re se ata gati gjithmonë e bëjnë këtë. Mendoj se është për shkak se mendojnë që do të jem në gjendje ta mbaj më së miri fajin.
14. Mësuesit e shkollave kanë fuqi të tilla që kryeministrat vetëm mund t’i ëndërrojnë.
15. Nëse e vërteta është e shumëllojshme, gënjeshtra është polifonike.
16. Ruajtja e parave është një zakon i mirë, veçanërisht nëse është bërë nga prindërit tuaj.
17. Unë jam gjithmonë i gatshëm të mësoj, edhe pse nuk më pëlqen gjithmonë të më mësojnë.
18. Ka shumë gënjeshtra të tmerrshme për botën, dhe më e keqja është se gjysma e tyre janë të vërteta.
19. I pëlqej derrat. Qentë na shohin nga poshtë lart. Macet na shohin nga lart poshtë. Derrat na trajtojnë si të barabartë.
20. Njerëzit janë të mirë në mbajtjen e sekreteve që nuk i dinë.
OPTIMIZMI
21. Një pesimist e sheh vështirësinë në çdo rast; Një optimist e sheh shansin në çdo vështirësi.
22. Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh; Të përsosesh, do të thotë të ndryshosh shpesh.
23. Është gabim të shikosh shumë përpara. Vetëm një hallkë në zinxhirin e fatit mund të mbahet sot.
24. Të gjithë njerëzit bëjnë gabime, por vetëm njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e tyre.
25. Është më e lehtë të shpallësh qëllimet e tua, se t’i realizosh ata.
26. Nuk ka ndonjë investim më të mirë për asnjë komunitet, se ushqimi me qumësht i bebeve.
27. Suksesi është që të kalosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.
28. Nga përvoja ime kam kuptuar se është gënjeshtërt të përpiqesh të ndreqësh gjithçka menjëherë.
29. Ju kurrë nuk do të arrini në destinacion, nëse ndaloni dhe godisni me gurë çdo qen që leh.
30. Unë jam optimist. Të qënit gjithçka tjetër nuk duket e dobishme. / bota.al

Related

Top Lajm 7707667451115220317

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item