Presidenti që shkundi Uashingtonin. 100 ditët e para të Trump

Edhe pse dukej si një betim klasik i një presidenti amerikan, ai filloi një epokë të re që mund të ishte gjithçka tjetër, por jo tradici...


Edhe pse dukej si një betim klasik i një presidenti amerikan, ai filloi një epokë të re që mund të ishte gjithçka tjetër, por jo tradicionale.

Kur presidenti amerikan Donald Trump hyri në zyrë, premtoi se do të shkundte Uashingtonin dhe mënyrën sesi ai funksiononte, si dhe politikanët e udhëheqësit ndërkombëtarë. Tani të gjithë janë në një mendje se Uashingtoni dhe bota e kanë ndierë tërmetin.

Protesta dhe demonstrime kundër Trumpit dhe axhendës së tij e kanë shoqëruar presidencën që nga dita e parë. Edhe pse i ardhur nga jashtë politikës, kabineti i Trumpit lë për të dëshiruar, pasi ish-gjeneralë të ushtrisë, të ardhur nga “Ëall Street”-i dhe besnikë të Partisë Republikane, kanë pushtuar pozicionet kyçe në administratën e re.

Ka polemika të shumta për një seri urdhrash ekzekutivë dhe veprimesh të tij. I pari në shënjestër ishte “Obamacare”, por ai që shkaktoi kaos dhe u ndoq nga padi penale ishte urdhri ekzekutiv për emigracionin.

Trump krijoi marrëdhënie të reja me udhëheqësit botërorë, duke takuar disa prej tyre në Shtëpinë e Bardhë dhe të tjerë në resortin “Mar a Lago” në Florida. Marrëdhëniet ndërkombëtare u vendosën në fokus pas sulmit me armë kimike në Siri, ndaj të cilit Trump reagoi duke hedhur dhjetëra raketa në një bazë ajrore siriane.

Në Afganistan, Shtetet e Bashkuara përdorën për herë të parë bombën më të madhe jobërthamore në arsenalin e saj për të goditur Shtetin Islamik. Në Azi, tensionet me Korenë e Veriut janë pranë pikës së vlimit.

Presidenti i ri doli kundër “status quo”-së ndërkombëtare në trajtimin e vendit të izoluar. Administrata e gjeti veten në shënjestër të hetimit të Kongresit dhe Senatit për rolin që Rusia mund të ketë luajtur gjatë fushatës, ndërkohë që presidenti nuk ishte në gjendje të miratonte një reformë të sistemit të shëndetësisë në Kongres.

Presidenti pati një stil të tijin, unik. Në mënyrë konstante ka kritikuar mediet, ka preferuar gjithnjë mediet sociale për të komunikuar me publikun. Një ritëm i shpejtë, një ton i zakonshëm, një president që po mëson në rrugë e sipër në 100 ditët e para të tij në detyrë.

Related

Top Lajm 532244940924922038

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item