PRESIDENCIALET NË FRANCË/ MACRON E LE PEN NË BALOTAZH, MARRIN 23.7% DHE 21.7 TË VOTAVE

Është publikuar parashikimi i parë zyrtar për rezultatin e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën sot në Francë: Emm...


Është publikuar parashikimi i parë zyrtar për rezultatin e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën sot në Francë: Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të përballen mes vete në balotazh.
Centristi i pavarur, Emmanuel Macron, llogaritet t’i ketë marrë 23.7 për qind të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Ndërkaq, ekstremistja djathtiste Marine Le Pen, nga Fronti Kombëtar, besohet të ketë siguruar 21.7 për qind të votave. Megjithatë, ky nuk është rezultati zyrtar përfundimtar dhe shifrat mund të ndryshojnë në fund.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet me 7 maj. Rreth 47 milionë francezë me të drejtë votë iu drejtuan  kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Në garë për të kaluar në raundin e dytë ishin 11 kandidatë.

Reagon Macron

Kandidati i pavarur centrist për president të Francës, Emmanuel Macron, është deklaruar për herë të pas pas përfundimit të rrethit të parë të votimit në zgjedhjet presidenciale.
Kjo është hera e parë në historinë moderne franceze që asnjëri prej kandidatëve të partive kryesore të qendrës së djathtë apo të qendrës së majtë, që e kanë qeverisur Francën që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk janë kualifikuar për rrethon e dytë të presidencialeve.

Related

Top Lajm 5097945570572659405

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item