GENJESHTRAT I KANE KEMBET E SHKURTERA – Lidhur me gënjeshtrat e Ibrahim Kelmendit –

Prof. Dr. Kapllan RESULI -  akademik N ë portalin FLURUDHA, Tetovë 2015, Ibrahim KELMENDI , ka botuar artikullin Lajthitje idio...

Prof. Dr. Kapllan RESULI
akademik

Në portalin FLURUDHA, Tetovë 2015, Ibrahim KELMENDI, ka botuar artikullin Lajthitje idioteske e portaleve elektronike: Spiuni serb prezantohet si albanolog dhe akademik, plot shpifje, gënjeshtra, fyerje e intriga më meskine kundër meje.

E falenderoj Ibrahim Kelmendin që përmes tyre, e në kundërshtim me gënjeshtrat e të tjerëve, i tha për mua edhe disa të vërteta. Kështu ai e pranon se mbiemri im i lindjes është RESULBEGOVIQ, e jo RESULI, që është shkurtimi i tij, i përdorur si pseudonim. Po hesht që në Shqipëri, Enveri i tij, më ka rjepur për së gjalli që të më detyronte për ta pranuar pseudonimin për mbiemër të vërtetë dhe, pasi nuk iu binda, më dënoi edhe me 10 vite të tjera burg, mbi ato 30 e kusur, që m’i kishte dhënë, jo si agjentit të UDB-esë, por si personit që në Shqipëri kishte përfaqësuar DIVERSIONIN POLITIK DHE IDEOLOGJIK. Shihni për këtë gjë dokumentacionin e botuar si faksimil në veprën time PROCESET GJYQËSORE ENVERISTE, Ulqin 2016. Si Resulbegoviq nuk jam konvertuar në sërb, se sërbë i kam patur edhe gjysh stërgjyshët, gjë që e kam vërtetuar edhe me dokumenta. Shihni veprën time BUROVICI – porodicna istorija, Perast 2008.
Veç Shkollës së Lartë Pedagodjike në Skopie (Shkup), për së dyti jam diplomuar edhe në Univeristetin shtetëror të Tiranës. Ibrahimi me siguri ka marrë pjesë në djegjen e diplomës sime dhe në falsifikimin e Regjistrit themeltar të Universitetit të Tiranës, ku – në vend që të shkruanin se jam diplomuar – pas arrestimit tim kanë shkruar : « Përjashtuar nga studimet për qëndrim të keq politik », pra – jo si agjent i UDB-esë ! Mbi të gjitha, kjo do të thotë se, që pa u arrestuar e pa u hetuar, qenkam dënuar me vdekje. Agjenti i dyfisht, i UDB-esë dhe i Sigurimit, Bahri Brisku, thotë se nuk kam as arsimin e mesëm. Pra, Ibrahimi është më i matur nga B.Brisku në gënjeshtrat e tija, megjithqë të dy janë shërbëtorë dhe altoparlantë të të njejtit padron.
Për sa u përket gradave shkencorë dhe titullit akademik, ai me siguri e ka parë në internet fotokopjen e shkresës zyrtare të Skënder Rizajt, president i Akademisë së Shkencave, me të cilën më ka njoftuar shpalljen time nga ajo Akademi jo vetëm si anëtar i thjeshtë i saji, por edhe si anëtar nderi. Këto dit më erdhi njoftimi se më paskan shpallur edhe anëtar të nji Akademie tjetër.
Ibrahimi e pranon se jam arrestuat në Shqipëri, por bëhet sikur nuk e di se urdhëri për arrestim ka ardhur nga UDB-a. Kolegu i tij Gani Demiri ndrëshmërisht e pranon këtë gjë, se urdhëri ka ardhur nga UDB-a, që do të thotë se jo vetëm që nuk kam qenë agjent i UDB-esë, por paskam qenë edhe armiku i saj kryesor në Shqipëri. Unë jam i vetmi emigrant jugosllav, që është arrestuar para zbritjes së ambasadorit të Titos nga aeroplani në Rinas. Edhe Parlamenti Shqiptar, duke më njohur pafajsinë e plotë, e ka pranuar këtë gjë në heshtje. Po Akademia e Shkencave e Prishtinës nuk heshti. Ajo e pranoi se ky Kapllan e ka paguar shum shtrenjtë guximin e tij, që e ka quajtur  klikën e Enver Hoxhës bandë e zezë social-fashiste, kriminale dhe e urryer nga i gjithë populli, se nuk respektonte asnjëfarë ligjesh, rregullash e parimesh.
Në shërbim të asaj bande Ibrahimi më kërkoi romanin TRADHTIA për botim të tretë, duke më dhënë në prezencën e shkrimtarit Mehmet Myftiu vetëm 500 marka, e jo 2.000 dollarë, siç gënjen pa pikën e turpit. Dhe romanin nuk e hodhi, por e botoi në 100.000 kopje. Vetëm në Zvicër janë futur 10.000 kopje, që janë shitur nga 15 frs. egzemplari. Në Tiranë është shitur edhe me nga 200 lekë, me qëllim që të mbytet tregu e të mos mundem unë për t’i bërë botimin e katërt dhe kështu të mos përfitoj e të mos siguroj për vete e fëmijtë as kafshatën më të mjerë të bukës. Duke u fshehur nga unë edhe kur vinte në Gjenevë, as 10 kopjet që më takonin si autorit nuk m’i ka dhënë. Avokati që kam ngarkuar për ta ndjekur çështjen, duke qenë në shërbim të stalinistëve të Zvicrës, ma ka sabotuar problemin.
Sa për dijeni, kontrata e lidhur me Ibrahimin, është bërë për 6.000 kopje, e jo për 100.000 dhe as për 10.000.
Pas botimit të romanit Ibrahimi ka botuar fjalët më të mira për mua e romanin, duke dashur të shpërlahet kështu nga flliqësirat enveriste, që ia ka varrur vetes për fyti duke i shërbyer Enver Hoxhës edhe në aksionet më kriminale kundër kosovarëve shqiptarë.
Në janar të 1991 nuk ka patur në Shqipëri asnjëfarë amnestie. Unë e të tjerët si unë jemi liruar nga burgu me qëllim që të binden shiptarët dhe bota mbarë se nuk është nevoja të përsitet scenari i përgjakshëm edhe këtu si në Rumani, me që vetë enveristët do ta vendosnin demokracinë.
Në Gjenevë më është dhënë strehimi politik me 1991, gjë që do të thotë se qeveria zvicerane nuk i ka ngrënë shpifjet e Ramiz Alisë përmes gazetë L’HUMANITE, se gjoja qenkam dënuar në Shqipëri si agjent i UDB-esë. Po të kisha qenë agjent i UDB-esë, qeveria zvicerane nuk do të më kishte dhënë strehim politik!
Ata muaj që kam jetuar në Shqipëri pasi dola prej burgut, jo vetëm që qeveria shqiptare nuk më siguroi çfardo banese, por as Ibrahim Kelmendi, që pretendon se më paska strehuar në hotel ARBANA të Tiranës. Pasi më kishin lënë rrugëve, të flija ku erresha, qeveria me Ibrahimin (Dhe me ambasadën jugosllave!) po bënin çmos për të më zhdukur fizikisht: më futën edhe helmin në gotën e pijes dhe u shtrova në spital, për çka kanë folur edhe mediat!
E falenderoj që me ironi thotë një të vërtetë, se tek bija ime ARBANA isha vendosur nga SIGURMI me qëllim që të më martonin me nënën e saj, agjente e SIGURIMIT.
Biografinë, që është dashur ta botonte në fillim të librit, nuk e ka botuar, kurse prathënien është dashur ta bënte Rexhep Qosja: kështu u morëm vesh, po Ibrahimi as që e ka njoftuar për këtë gjë Akademikun Qose, se – sipas udhëzimeve të Sigurimit – planifikohej vrasja ime, e jo botimi i romanit. Autorizimin për botimin e romanit ma kishin marrë vetëm që mos të ma botonte kush tjetër. Dhe vetëm kur morën vesh se unë po angazhoja në Zvicër dike tjetër për botimin e romanit, shpejt-e-shpejt i bënë nji botim tehnikisht shum të dobët, që as me pamjen e tij të mos i konkuronte romanit GJENERALI të Ismail Kadaresë.
Për sa i përket gënjeshtrave dhe mohimit të autorisë së romanit, Ibrahimit ia ka kaluar majori i UDB-esë Nafi Çegrani. Akademinë e Shkencave të Prishtinë e falenderoj që këtyre tipusave të UDB-së e të SIGURIMIT u ka dhënë përgjigjen e duhur në faqet e enciklopedisë KOSOVA, Prishtinë 2012.
Kaq, sa për dijeni atyre që s’e njohin Ibrahim Kelmendin.
Prof. Dr. Kapllan RESULI

- akademik

Related

Opinione 4452984217530629385

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item