Ballina Bota Zgjedhjet në SHBA, ja në cilën orë do ta mësojmë se kush...

Zgjedhjet në SHBA, ja në cilën orë do ta mësojmë se kush fiton?

SHPËRNDAJE

Clinton, apo Trump? Mbrëmja e sotme parashikohet një mbrëmje e gjatë. Sidomos për ata që duan të ndjekin rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe refuzojnë të shkojnë në shtrat pa mësuar se kush do të jetë banori i ri i Shtëpisë së Bardhë.

Por një paralajmërim: para orës 2 ose 3 e mëngjesit as mos e shkoni nëpër mend të mësoni se kush do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe para orës 5.00 të mëngjesit është e vështirë që të mbahet fjalimi tradicional i fitores apo i pranimit të humbjes nga humbësi.

Amerikanët me të drejtë vote janë rreth 219 milionë. Sistemi zgjedhor i vendit kërkon që para se të votohet duhet të regjistrohesh dhe vetëm rreth 150 milionë votues janë regjistruar.

Në Shtetet e Bashkuara, presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit. Zgjedhja e tij bëhet përmes një trupe të quajtur Kolegji Zgjedhor, i përbërë nga të ashtuquajturit zgjedhësit e mëdhenj. Këta zgjedhës janë delegatët e shteteve të ndryshme dhe janë gjithsej 538. Për të marrë çelësat e Shtëpinë e Bardhë është e nevojshme, të marrësh mbështetjen e të paktën 270 delegatëve, dmth, gjysma plus një. Shtetet me popullsi më të madhe janë ato që kanë më shumë zgjedhës.

Prandaj pas orës 5 të mëngjesit duhet të nisin dhe fjalimet tradicionale, ku një kandidat pretendon fitoren dhe tjetri pranon humbjen. Edhe pse nëse humbësi është Trump, ai mund të përmbushë kërcënimin e tij dhe të mos njohë fitoren e Hillaryt.