Ballina Aktualitet Zaevi tregon se me cilën parti shqiptare LSDM-ja do të bënte koalicion...

Zaevi tregon se me cilën parti shqiptare LSDM-ja do të bënte koalicion pas fitores!

SHPËRNDAJE

LSDM-ja do bënte koalicon pas zgjedhjeve me të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj parimeve të opozitës që i proreklamuar gjitha këtyre muajve, tha lideri i opozitës Zoran Zaev në emisionin 24 Analiza.

Ai në mënyrë decide e përjashtoi koalicionin me qeverinë aktuale dhe lidershipit aktual të VMRO-DPMNE-së, në të cilën janë, Gruevski, Mijallkov dhe Jankullovska.

“Me ketë VMRO-DPMNE, nuk do të bëja asnjëherë koalicon. Haptaz dhe publikisht e them jo, pasi kjo VMRO-DPMNE nuk mund të garantojë reforma”, tha Zaev.

Sa i përket koalicionit me BDI, Zaev tha se janë të hapura të gjitha mundësitë.

I pyetur se çfarë do të ndodh me pozicionin e tij si kryetar komune, Zaev tha gjithashtu se ai ndoshta nuk do të vazhdojë të jetë në këtë funksion, për shkak se siç tha ai, pas 11 dhjetorit do të jetë kryeministër.