Ballina Aktualitet Zaev i ka dhënë “bomba” edhe kryeministrit bullgar

Zaev i ka dhënë “bomba” edhe kryeministrit bullgar

SHPËRNDAJE

Sipas të përditshmes “Dnevnik”, kryetari i LSDM, Zoran Zaev i ka dorëzuar materiale të përgjimeve edhe  kryeminstrit bullgar Boyko Borisov.

Sipas saj, Zaev i ka dorëzuar ‘bombat’ kryeministrit Boyko Borisov më 29 maj të vitit të kaluar. “Bombat janë për të punësuarit në ambasadën e Bullgarisë në Maqedoni. Dyshohet se një e punësuar në këtë ambasadë ka pasur marrëdhënie me një ambasador të BE në Maqedoni, shkruan gazeta maqedonase. (INA)