Ballina Aktualitet Video/ Noizy fiton “betejën” online kundër Stresit

Video/ Noizy fiton “betejën” online kundër Stresit

SHPËRNDAJE

Reperi Stresi kishte kohë që nuk po publikonte punë të tij në këngë dhe vetëm të premten që kaloi ai hodhi në youtube klipin dhe këngën e re me titull “E boj temen”.

Por konkurrenti i tij numër një, Noizy nuk e ka lënë të qetë në momentin e tij të famës, pasi vetëm një ditë më pas ka publikuar edhe ai këngën e re “Midis Tirone”.

Nga shifrat e deri tanishme duket qartë së ndjekësit e Noizyt janë më të shumtë në numër për këtë arsye edhe klikilet e tij janë gati tre fish i atyre të Stresit.

“Midis Tirone” deri tani ka rreth 784,693 klikime, ndërsa kënga e Stresit numër 282,968 klikime. Pra sipas shifrave mund të themi se Noizy ka fituar “betejën” online kundër Stresit./opinion.al/

Loading...