Ballina Sport VIDEO / Gashi “mesazh” De Biazit, supergol nga 40 metra

VIDEO / Gashi “mesazh” De Biazit, supergol nga 40 metra

SHPËRNDAJE

Ndërsa na ndajnë më pak se 6 ditë nga përballja me Izraelin, për teknikun italian të kombëtares kuqezi dita e sotme ia ka bërë edhe më të vështirë përzgjedhjen për repartin sulmues.

Ndërsa Balaj shënoi dy herë për Terek Grozni ndaj Zenitit, Shkëlzen Gashi i është kundërpërgjigjur me një supergol nga SHBA me ekipin e tij Colorado Rapids.

Sulmuesi shqiptari shënoi një gol fantastik nga rreth 40 metra në të 36’, në ndeshjen e play-off-it ndaj Los Angeles Galaxy, pjesë e së cilës është edhe Steven Gerrard.

Ndeshja e parë e play off përfundoi 1-0 për Los Angeles Galaxy dhe goli i Gashit ka shtuar shpresat për kualifikim ekipit të tij, Colorado Rapids.

Loading...