Ballina Kryesore VIDEO/ Agjentët sekretë të Mossad-it marrin nën kontroll Elbasanin

VIDEO/ Agjentët sekretë të Mossad-it marrin nën kontroll Elbasanin

SHPËRNDAJE

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Izrael, qyteti i Elbasanit është blinduar nga mijëra agjentë të huaj, vendas, Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policë të thjeshtë.

Bien në sy masat ekstreme të sigurisë nga Mossad, shërbimi sekret izraelit që ka marrë nën kontroll situatën.

Elbasani sot është një qytet i pushtuar nga Mossad.

Shërbimi inteligjent i njohur në të gjithë botën për praktikat e tij të ashpra ka marrë nën kontroll qytetin.

Edhe qentë antieksploziv i kanë sjellë nga Izraeli. Agjentë të shërbimeve sekretë janë kudo në rrugët e qytetit. Dallohen menjëherë, me kostumet standardë ngjyrë të zezë, kufjet në vesh dhe vështrimin dyshues për këdo që kalon në rrugë.

Duket se operacioni i sigurisë udhëhiqet nga agjentët e huaj.

Nëse del në rrugë me një çantë të madhe, ndalohesh menjëherë për kontroll. Kushdo që ngjall dyshime, burrë apo grua qoftë, ndalohet menjëherë për kontroll, pa i dhënë asnjë arsye.

Nëpër tarracat e pallateve do të qëndrojnë snajperë, që ruajnë pikat strategjike të qytetit gjatë kohës që do jetë skuadra e Izraelit në Elbasan. Agjentë të armatosur patrullojnë rregullisht në zonën përreth stadiumit Elbasan Arena.

Nuk kanë munguar as helikopterët që vëzhgojnë situatën nga lart.

Dhe i njëjti kontroll do të jetë edhe ditën e ndeshjes thonë burime nga policia e shtetit.

Kontrolli më i imët është bërë për ata që banojnë pranë stadiumit. Prej disa ditësh janë regjistruar të gjithë emrat e banorëve të zonës përreth.

Çdo shtëpi është kontrolluar me detaje nga agjentët e shërbimeve sekrete. Edhe bizneset dhe lokalet pranë stadiumit janë kontrolluar dhe mbahen nën vëzhgim.

Forcat speciale shqiptare kanë zbarkuar në Elbasan.

Situata është e njëjtë në të gjithë Elbasanin dhe në zonat përreth qytetit.

Tifozët që do të shkojnë në Elbasan për të parë ndeshjen do të hyjnë në filtrin e policisë shqiptare dhe të Mossad./Abcnews