Ballina Kryesore Veset dhe sekretet e presidentëve të SHBA, nga tradhëtitë te…Donald Trump

Veset dhe sekretet e presidentëve të SHBA, nga tradhëtitë te…Donald Trump

SHPËRNDAJE

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Debat në Channel One”, Roland Qafoku ka renditur të gjitha sekretet dhe veset e Presidentëve të SHBA-së, ditën që në Uashington u zgjodh Presidenti i 45-të në histori.

Veset dhe sekretet e tyre janë nga më të ndryshmet, nga Frenklin Roosevelt te fakti që John Kennedy kishte në jahtin e tij më shumë vajza se marinarë.

 

Lindon Johnson drejtonte makinën me 150 kilometra në orë ndërsa pinte uiski.

Richard Nixson e fali Elvis Priesly-n që u fut më pistoletë në brez në zyrën e tij.

Gerard Ford dilte natën në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë për të shëtitur qenin.

Jimmy Carter është i vemti president që ka deklaruar se ka parë një UFO.

Ronald Reagan ishte aktor dhe shoëman përpara se të bëhej shef i Shtëpisë së Bardhë.

Jeta private e Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë u bë spektakël publik për amerikanët.

Nga presidenti i parë e deri te 45-si i sapozgejdhur, të gjithë kanë patur anët e tyre të mira, por edhe dritëhijet. Historia e SHBA-së na ka mësuar se të gjithë ata ishin njerëz si gjithë të tjerët që në kohë të ndryshme, fati, ambicja por edhe rrethanat i bënë të futeshin në histori.

qafoku-2

Nuk bën përjashtim nga e gjithë parada e 45 presidentëve as Donald Trump. Sado për të të kenë bërë etiketime dhe cilësime, shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë nuk bën fare përjashtim nga paraardhësit e tij.

“Nuk bën përjashtim nga e gjithë parada e 45 presidentëve as Donald Trump. Sado për të të kenë bërë etiketime dhe cilësime, shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë nuk bën fare përjashtim nga paraardhësit e tij”, shkruan Qafoku.

Nga Roland Qafoku

Kur George Washington mori detyrën kishte 400 skllevër.

Kishte raste që Thomas Jefferson bënte takime në zyrë i veshur me pizhama.

I cilësuar si babai i Kushtetutës, James Medison ishte i gjatë 1.65 metra.

Teksa zihej me sekretarin e Thesarit, James Monroe e ndoqi atë me vrap nëpër korridoret deri jashtë Shtëpisë së Bardhë për ta qëlluar.

Andrew Jakcson kishte bërë 100 duele me pistoletë përpara se të zgjidhej shef i Shtëpisë së Bardhë.

Johan Tyler kishte 15 fëmijë. Gruaja e Zachary Taylor lutej në kishë që burri i saj të mos fitonte garën për president.

Abraham Lincoln urdhëroi varjen në mes të qytetit të 307 personave.

Andrew Johnson ishte me profesion rrobaqepës.

Rutherford Hayes ndaloi përdorimin e alkolit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë presidencës së Frenkil Roosevelt pati më shumë tradhëti bashkëshortore se asnjëherë tjetër në historinë e presidencës.

Hurry S. Truman drejtonte vetë avionin privat dhe ulej në pistën e Shtëpisë së Bardhë duke krijuar shpesh situate alarmuese për sigurinë.

Dwight Eisenhour-in nuk guxonte njeri ta ndërpriste teksa luante golf në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë edhe kur kishte një situatë gati për luftë.

John Kennedy Ishte i pari marinar qe u bë president dhe jahti i tij kishte më shumë vajza se sa marinarë.

Loading...