Ballina Aktualitet Vazhdon asimilimi, Arifi shqiptar i Rekës konvertohet në maqedonas ortodoks (Video)

Vazhdon asimilimi, Arifi shqiptar i Rekës konvertohet në maqedonas ortodoks (Video)

SHPËRNDAJE

Arif Alili nga fshati Llomnicë i Gostivarit prej dje është konvertuar në maqedonas-krishter dhe e ka marrë emrin Aleksandar Gorski. Ai ka thënë se ka pranuar fenë krishtere-ortodokse për të gjetur “qetësinë shpirtërore”, ka njoftuar televizioni Uktra.

Arifi 57 vjeçar ka thënë se të gjithë miqtë e tij janë të krishterë, prandaj edhe ai ndihet i tillë.

Tani ka pranuar që edhe zyrtarisht të deklarohet.

“Jam gabimtar si gjithë të tjerët. Përmes fesë ortodokse dëshiroj të pendohem para zotit. Gjatë tërë jetës më kanë ndihmuar krishterët. Ndihem mirë, si qengj që do ta gjejë kopenë e tij”, thotë ai, transmeton Gazeta Lajm.

Në këtë mënyrë, deri sa publikisht propagandohet politikë për kthimin në identitet të shqiptarëve të asimiluar ortodoksë, në realitet po ndodh proces i kundërt-asimilim i mëtejm i shqiptarëve. Kjo tregon se politika për kthimin e shqiptarëve ortodoksë është vetëm propagandë, për të mbuluar diskriminimin real që po u bëhet shqiptarëve nga qeveria VMRO-BDI.

Loading...