Ballina Kronika Valixhe me drogë nga Shqipëria në Kosovë, arrestohen 2 persona

Valixhe me drogë nga Shqipëria në Kosovë, arrestohen 2 persona

SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës.

Gjatë kontrollimit të automjeteve është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e ngiste personi, mashkull shqiptar i Kosovës.

“Pas kontrollit të veturës janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marijuanë, me sasi rreth 50 kg. Më pas është arrestuar edhe një shtetas nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, Policia ka konfiskuar lëndën narkotike, katër telefona celularë dhe automjeti tip Audi me targa vendore me të cilën është kryer transporti i marijuanës.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.

Loading...