Ballina Bota Trump trondit bursën, dollari e peso pësojnë rënie

Trump trondit bursën, dollari e peso pësojnë rënie

SHPËRNDAJE

Duket se kanë filluar të ndjehen pasojat e para të fitores së Donald Trump. Rezultatet, të cilat sondazhet nuk i parashikuan, bënë që dollari të pësonte humbje në bursa. “Dow Jones” ra me 750 pikë.

Investitorët i tremben faktit se fitorja e Trump mund të shkaktojë trazira ekonomike dhe të shkurajojë Rezervën Federale nga rritja e normës së interesit në dhjetor ashtu siç pritej.

Edhe peso meksikane ra me 12 përqind përkundrejt dollarit, duke shënuar lëvizjen më të madhe brenda një dite në dy dekada. Analistët thonë se ka shumë panik për shkak të një rezultati që nuk pritej.

Gjithashtu në internet kanë shpërthyer edhe shakatë duke marrë për bazë kërkimet nga SHBA në motorin e kërkimit Google, ku menjëherë pasi filluan të raportohen fitoret e para të kandidatit republikan, u shtuan kërkimet me temë “si mund të emigrosh”.

Loading...