Ballina Sport Tre shqiptarë në formacionin e javës në Rusi

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Rusi

SHPËRNDAJE

Balaj, Roshi dhe Berisha janë tre futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Premier Ligën ruse dhe falë paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjet e fundit, ata janë zgjedhur në formacionin e javës.

Balaj e Roshi zhvilluan një ndeshje fantastike me Terek Groznin në fushën e Uralit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 1-4. Balaj ishte autor i dy golave, ndërsa Roshi dha një asist dhe detyroi mbrojtësin Dinga të shënonte në portën e tij më pas.

Ndërsa Bernard Berishës i kanë mjaftuar vetëm 60 minuta në fushën e lojës në ndeshjen Anzhi-Krasnodar, e cila u mbyll 0-0, për t’u vlerësuar me notën e lartë 7.7 dhe për pasojë u përzgjodh në formacionin e më të mirëve në Premier League-n të Rusisë.

Loading...