Ballina Opinione “Tre pengesat e zhvillimit të Shqipërisë: Rusia, Greqia dhe Serbia”

“Tre pengesat e zhvillimit të Shqipërisë: Rusia, Greqia dhe Serbia”

SHPËRNDAJE

Nga Spartak Ngjela

Tre pengesat aktuale të zhvillimit shqiptar, janë njëlloj si ato të së djeshmes.

Yesterday! All my troubles seems so far aëay!… keshtu i kënduan Bitëllsat të djeshmes, e cila është rikthyer sërish për të sjellë këtë herë identitetin historik real të shqiptarëve në Ballkan.

Ashtu si edhe në vitin 1912-1913, përsëri edhe sot, tre janë pengesat e mëdha të zhvillimit shqiptar, shqetësimi i të cilave nuk na u largua kurrë ne shqiptarëve:

Rusia, Greqia, Serbia.

Atëherë, në mbrojtje të shqiptarëve ishte Austrohungaria dhe Gjermania. Sot janë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Por kundërshtarët janë sërish po ata. Vecse tani gjithçka ka tjetër forcë: shqiptarët nuk u asimiluan dot as në Serbi, as ne Greqi, as në Mal të Zi dhe as në Maqedoni. Në të njejtan kohë sot janë dy shtete shqiptare në Ballkan, dhe që të dy në aleancë të ngushtë politike me Shtetet e Bashkuara.

Vetë aleanca shqiptaro-amerikane, sa është jetike për shqiptarët, aq është dhe e rëndësishme për politikën amerikane. Rusia kërkon ekspansion në Ballkan se ka konstatuar krizën greke, prirjen perëndimor të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe forcimin e shqiptarëve të cilët janë proamerikanët me të mëdhenj të historisë moderne

Kjo është përpjekje e kotë e Rusisë: shqiptarët do vijojnë të forcohen, dhe, prezenca ushtarake e Uashingtonit në Shqipëri, pritet të jetë e fuqishme dhe shumë e shpejtë. Kjo është arsyeja edhe e shpejtësisë që i duhet procedurës së Reformës në Drejtesi.

Tani po kuptohet qartë se forcat antiamerikane në Shqipëri janë pjesa e politikës së korruptuar shqiptare, të niveleve të larta që, me naivitetin e krimit, mendojnë ta gjejnë shpëtimin te nderhyra Ruse në Ballkan.

Ndërkohë, politika amerikane duhet të denoncojë me emra korrupsionin dhe antiamerikanizmin në Tirane. Kjo eshte sot domosdoshmëri; kurse Kryeministri shqiptar, qeveria shqptare dhe maxhoranca parlamentare duhet urgjentisht të fillojne procedurën për prezencën ushtarake amerikane në Shqipëri.

Kjo do të jetë koha historike e rikrijimit të suksesshëm të botës shqiptare në Ballkan. Shqiptarët sot janë më te fortë se kurrë: ata sot konsiderohen si të vetmit aleatë naryrorë të Perëndimit në Ballkan: domethënë, më për së pari, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan.

Kjo është edhe arsyeja që korrupsioni shtetëror shqiptar nuk mund të ketë asnjë forcë. Ai duhet të dorëzohet sa më shpejt: çdo vonesë me sytë e tij të drejtuar nga veglat ruse në Ballkan, do t’iu kushtojë shumë shtrenjtë të korruptuarëve.