Ballina Aktualitet Rajoni Stuhia lëviz drejt jugut, erë e fortë dhe shi në Fier

Stuhia lëviz drejt jugut, erë e fortë dhe shi në Fier

SHPËRNDAJE

Stuhi të forta ere kanë përfshirë qytetin e Fierit, ndërsa në orët në vijim priten reshje të dendura shiu që mund të sjellin edhe përmbytje.

Shtabi i Emergjencave në Bashkinë Fier është në gatishmëri të plotë dhe po ndjek nga afër situatën, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe një numër kontakti.

Marrë shkas nga situata e krijuar në shumë zona të vendit dhe përkeqësimit të motit që pritet të prekë së shpejti edhe Fierin, bazuar dhe në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme u kërkohet të gjithë qytetarëve që të evitojnë në maksimum lëvizjet gjatë ditës së sotme.

Parashikohet përkeqësim i motit me reshje të dendura shiu, erë të fortë që mund të shoqërohet me përmbytje dhe me rrëshkitje toke. Për këtë arsye është bërë pezullimi i mësimit në shkolla dhe mbyllja e kopshteve dhe çerdheve.