Ballina Aktualitet Sondazhi befasues: Ja si është gara Clinton-Trump

Sondazhi befasues: Ja si është gara Clinton-Trump

SHPËRNDAJE

Gara për presidentin e ri të Amerikës është bërë më e egër se kurrë dhe sondazhet e pasqyrojnë më së miri këtë.

Skandali “emailgate” që përfshiu Hillary Clinton ka rikthyer fuqishëm në garë miliarderin njujorkez Donald Trump.

Sondazhi i fundit i kryer nga televizioni ABC Neës në bashkëpunim me Uashington Post flet për një diferencë minimale mes dy kandidatëve.

Sondazhi nxjerr Clinton me 45 përqind dhe Trump me 46 përqind.

Por duhet kuptuar se sondazhi ka një marzh gabimi prej 3 përqind, që mund të përmbyste rezultatin në çdo moment.

Fitorja e Trump tanimë nuk duket aspak utopi, por një gjë ngjarje me shanse reale, madje të barabarta me ato të Hillary Clintont.

Kandidati i tretë, Gary Johnson i PL ka 3 përqind ndërsa Jill Stein i Partisë së Gjelbër ka 2 përqind.

Është domethënës ky sondazh pasi Trump del për herë të parë në krye të sondazheve.

Megjithatë këto 7 ditë gjithçka mund të ndodhë.