Ballina Aktualitet Skandaloze: Enti i Statistikave vazhdon largimin e shqiptarëve (Dokument)

Skandaloze: Enti i Statistikave vazhdon largimin e shqiptarëve (Dokument)

SHPËRNDAJE

Enti Shtetëror i Statistikave, një burim i fuqishëm i shifrave dhe të dhënave shtetërore vazhdon të jetë i mbyllur me shumë të panjohura për shqiptarët, njofton agjencia e lajmeve INA.

Deri tani edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, nuk është arritur askund …… përfaqësimi dhe pozicionimi i shqiptarëve në poste kyçe vendimmarrëse në këtë institucion, të cilit nuk i është kushtuar edhe rëndësi e madhe. Për më keq, nga ky ent famëkeq, ka filluar largimi edhe i atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur.

Bekim Berisha thotë për agjencinë e lajmeve INA se, nga sot shtojeni edhe për një numrin e shqiptarëve të larguar nga ESHS!

“Vetëm nga qershori i këtij viti me këtë largim të fundit bëhen tre kolegë shqiptarë që largohen nga Statistika, duke mos mundur ti bëjnë ballë diskriminimit! Numri i përgjithshëm arrin plot 21 shqiptarë që u larguan nga ky institucion skajshmërisht antishqiptarë.

Me kolegun Besim Miftari gjatë viteve si i punësuar në Statistikë kam bashkëpunuar, dhe mund të them me plot përgjegjësi se është njohës i shkëlqyer i punës rreth programeve kompjuterike. Kolegë Besim, ty të dëshiroj çdo të mirë në jetë dhe jam i sigurtë se sukseset do të ndjekin ku do qoftë që të shkosh, sepse përveç se tek ne, askund tjetër përkatësia etnike nuk është pengesë për të përparuar në karierë

Kur dolëm vitin e kaluar para kamerave, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani mes tjerash deklaroi: “puna e Statistikës kërkon kohë dhe nuk mund të zgjidhet hë për hë…”!! I pyes publikisht funksionarët e BDI-së: edhe sa kohë ju duhet juve për të vepruar?!
Duke i pritur BDI-në që ta kryejnë detyrën për të cilën u zgjodhën, kam frikë se Statistika do të ngelet pa të punësuar shqiptarë!

Mallkimi qoftë mbi ata të cilët kërkuan përkrahje nga populli, por e lanë popullin pa përkrahje!!!

Statistika ka nevojë për intervenim URGJENT!!!”, thekson ai. (INA)

aaa

Loading...