Ballina Bota SHBA, dy ditë para votimit Clinton kryeson falë hispanikëve

SHBA, dy ditë para votimit Clinton kryeson falë hispanikëve

SHPËRNDAJE

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hllary Clinton, dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale, kryeson në sondazhet e kryera.

Të dhënat e fundit nga sondazhet për pjesëmarrjen tregojnë se gjatë kësaj fundjave është rritur ndjeshëm prania e hispanikëve në qendrat e hapura të votimit, për të gjithë ata që votojnë para kohe.

Është fakt i njohur tashmë që popullsia hispanike do të votojë në masë për kandidaten demokrate.

Kjo valë pjesëmarrësish mbetet përcaktuese për shtetet ku vihet në dyshim fitorja e njërit apo tjetrit kandidat, kur dihet se duhen 270 të ashtuquajtur zgjedhës të mëdhenj për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Loading...