Ballina Bota Rriten tensionet NATO – Rusi, 300 mijë trupa në gatishmëri të lartë

Rriten tensionet NATO – Rusi, 300 mijë trupa në gatishmëri të lartë

SHPËRNDAJE

Më sa duket tensionet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë kanë arritur pikën maksimale tashmë.Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ka kërkuar që të vendosë 300 mijë trupa në gatishmëri të lartë, raporton DailyMail. Ai, po ashtu ka kërkuar që trupat të përgatiten psikologjikisht për një përballje të mundshme me Rusinë. Stoltenbergun e ka kapur paniku se Rusia mund të sulmojë Perëndimin nga momenti në moment dhe ka kërkuar krijimin sa më shpejt të jetë e mundur të një grupi të madh ushtarakësh në gjendje lufte. Ka disa muaj tashmë që marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë në një gjendje lufte të ftohtë, si dhe ka pasur akuza të ndërsjella për provokim