Ballina Aktualitet Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në disa lagje të Shkupit

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në disa lagje të Shkupit

SHPËRNDAJE

Reshjet e shumta të shiut që përshinë Shkupin kanë shkaktuar probleme të reja për banorët e lagjes së Serovës në Çair dhe atyre të Hasanbegut. Për shkak të problemeve me kanalizimet banorët thonë se lagjet e tyre pothuajse janë vërshuar në tërësi. Ata për situatën e krijuar pas çdo reshje shiu, përgjegjës e bëjnë neglizhencën e autoriteteve.

“Rrugët plot me ujë dhe lloç po bohet bërllok nëpër rrugë nuk ka pastërti , nuk kemi as kanalizim si duhet ,këto rrugë janë ndërtuar para60 viteve dhe aspak nuk i kanë ndryshuar këto rrugë , nuk kam çfarë tët tregoj vet po e shihni “.

“Boll jemi ankuar në komunë por nuk kanë marr masa deri më tani çdoherë që bie shi rrugët i mbulon uji e filluan kanalin ta ndërtojnë por asgjë nuk kanë bërë nuk ka efekt”.

“Ka lagjet tona nuk punohet asgjë ju e dini vet nuk kemi kushte hiq nuk po punohet kush i ka fajet nuk e dijë , ka pengesa banorët nuk kane kushte për jetesë shteti nuk po ju ndihmon kemi krizë ekonomike”.

Shirat kanë shkaktuar probleme edhe në Hasanbeg, fshat ky i cili u godit rëndë në përmbytjet e fillim-gushtit.

“Pengesa më e madhe është të kanalizimi para 1 ore që ra 1 shi me shpejtësi pak ma të fuqishme uji i rëmbym dilte prej te kanalizimi gypat që i lëshojnë janë për shtëpia dhe banje dhe nuk janë për kanalizim me ato gypa ky ujë nuk mund të depërton , kanë punuar me asfaltin dhe kanalizimi nuk është i pastruar 10 min nëse bie shi këtu bëhet vërshim”.

Banorët e Hasanbegut kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të autoritete në ndërtimin e kanalizimeve problematike, pasi druajnë nga përsëritja e ankthit të 6 gushtit, ku nga përmbytjet pati viktima dhe dëme të shumta materiale.

Alsat-M