Ballina Aktualitet Raufi: Pjesëtarët e grupit të Kumanovës janë ndjekur nga janari i vitit...

Raufi: Pjesëtarët e grupit të Kumanovës janë ndjekur nga janari i vitit 2015

SHPËRNDAJE

Pjesëtarët e grupit të Kumanovës janë ndjekur nga janari i vitit 2015 dhe paraprakisht janë ditur të gjitha aktivitetet e tyre. Këtë e pohon avokati Naser Raufi, i cili thotë se një gjë e tillë po dëshmohet nga bisedat e përgjuara. Sipas tij, institucionet kanë pasur njohuri paraprakisht edhe për sulmin në Gushincë. Pala mbrojtëse vlerëson se në bazë të përgjimeve institucionet kanë mundur të parandalojë sulmin por një gjë të tillë nuk e kanë bërë për shkak të përfshirjes në këtë rast.

“Unë mendoj se ka mundur të parandalohet rast që është ditur nga janari është në përcjellje është ditur edhe në detaje se si zhvillohet rasti është ditur edhe para se karaulla të sulmohet në Gushicë edhe pas , dhe është një periudhë e gjatë nga 21 prill deri në 8 maj , dhe për këtë jam i sigurt se ka mund të preventohet dhe të ndërpritet ky rast por mendoj se janë involvuar si kamë deklaruar deri më tash edhe agjensioni për inteligjencë dhe shërbimet sekrete”, deklaroi avokati Naser Raufi

Më tej, Raufi tha se gjatë përgjimit të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës janë shkelur ligjet pas janë përgjuar edhe persona që nuk janë të akuzuar, si dhe emra të njohur të skenës politike por edhe ish funksionar.

“Deri më tash personat që janë përcjellur me urdhër të prokurorisë dhe vendim të gjykatësit paraprak nuk mund të përcjellen në bazë të ligjit tonë , pasi ata nuk janë të involvuar drejtpërdrejtë në këtë rast , apo nuk e kanë përgatiture rastin , këtu ka edhe persona të njohur ka edhe persona nga jeta politike e jonë , janë përcjellur persona që nuk janë drejtpërdrejtë të involvuar apo të akuzuar që ligji parasheh të jenë të akuzuar për këtë vepër”, tha Raufi.

Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës është caktuar për me 15 nëntor.

Senat Zylbehari

***

Rasti “Kumanova”, seanca gjyqësore e mbyllur për opinionin 

Në seancën e radhës për rastin e Kumanovës që u mbajt me dyer të mbyllura janë prezantuar dëshmitë e prokurorisë publike. Sipas palës mbrojtëse, bëhet fjalë për bisedat e transkriptuara në mes të akuzuarve të cilët janë incizuar para përleshjes së armatosur të 9 dhe 10 majtë në lagjen e Trimave në Kumanovë. Seanca e radhës është caktuar për me 15 nëntor, e cila gjithashtu pritet të jetë e mbyllur për opinion. Pas paraqitjes së dëshmive nga ane prokurorisë publike pritet që prezantimin dëshmive ta filloj pala mbrojtëse ku pritet që dëshminë e tyre të japin edhe shumë emra të njohur të skenës politike në Maqedoni.