Ballina Aktualitet Rajoni Ramushi te Lazim Destani në Düsseldorf (FOTO)

Ramushi te Lazim Destani në Düsseldorf (FOTO)

SHPËRNDAJE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dje ka qëndruar për vizitë tek biznesmeni i mirënjohur tetovar Lazim Destani. Ky i fundit përmes facebook ka njoftuar për këtë takim që u zhvillua në Gjermani.

“Sot me shumë kënaqësi prita z. Ramush Hardinaj në një vizitë miqësore në Düsseldorf. Të pranishëm ishin edhe z. Gani Nuha zv. Kryetar i Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, z. Bekim Bytyqi anëtar i Unionit si dhe bashkëpuntorë të tjerë nga Gjermania dhe Kosova.
Krahas prezantimit të projekteve dhe kapaciteteve të bizneseve tona, ne biseduam rreth situatës në Kosovë, e në veçanti shpalosëm pikëpampjet tona për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit dhe rajonit.”, ka shkruar Lazim Destani, pronari i kompanisë “Ekolog”.

lazimi