Ballina Aktualitet Paradoksale: Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së i ka mbi 40 vjet!

Paradoksale: Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së i ka mbi 40 vjet!

SHPËRNDAJE

Ndonëse në botë rinia është shtylla kryesore e çdo nisme, organizimi, apo edhe partie politike, nuk ka se si të ndodh ndryshe edhe në Maqedoni.

Nëpër lëvizjet e reja politike tek ne vërehet se kryesisht zënë vend figura të reja dhe vullnetarë të moshave rionore, gjë që duket se nuk është prezente te Bashkimi Demokratik për Integrim, raporton Almakos.Dhe kjo gjë për t’u dëshmuar është shumë e lehtë. Shembull Almakos bëri një hulumtim në faqen zyrtare të BDI-së, me çka shpejtë zbuluam se Kryetari i Forumit Rinor, që do të duhej të ishte i moshës së re siç është çdokund në botë, në partinë e Ali Ahmetit ndodh e kundërta ai është afër 41 pranverave, ose më saktësisht 40 vjeçar, e që quhet Hisen Xhemaili.

A ka ardhur koha që edhe rinia e BDI-së të fillojë të kërkojë me ngulm reforma?! Kësaj pyetje duhet ti përgjigjet rinia e BDI-së./ALmakos

Loading...