Ballina Lifestyle Njeriu më i pasur në Shqipëri: Ja sa fitoj në një vit

Njeriu më i pasur në Shqipëri: Ja sa fitoj në një vit

SHPËRNDAJE

Historia e njeriut më të pasur në Shqipëri, biznesmenit Samir Mane në pamje të parë mund të duket si një histori e dalë nga bota e përrallave.

Në fillim, një student i ardhur nga një qytet juglindor i Shqipërisë, në një kohë kur vendi po përjetonte një ekonomi të vështirë dhe ku çdo gjë dukej e pashpresë, vjen një kohë tjetër, tamam si në legjendat me kapërcim ylberi, fill pas kapërcimit, matanë ylberit, Mane nuk ishte ai i mëparshmi. Një tjetër histori dhe jetë po e priste.

Fevziu: Zoti Mane thonë që të pasurit nuk duan të tregojnë kurrë milionshin e parë se të tjerat i thonë me shumë krenari, si e keni bërë milionëshin e parë? Dmth si jeni pasuruar?

Mane: Milionin e parë e kam bërë me siguri duke shitur pajisje elektroshtëpiake, magnetofona dhe televizorë në Shqipëri.

Fevziu: Sa vjeç ishit në atë kohë?

Mane: 24 ose 25-vjeç.

Fevziu: Pra, jeni bërë milioner, në dollar po flas në moshën 24-vjeçare?

Mane: Po, ndoshta 25-vjeçare.

Fveziu: Si lindi kjo ide?

Mane: Rastësisht, e natyrisht e kam kërkuar që kur isha student. Blinim ora në Durrës dhe i shisnim në Qytet Studenti. Fitonim gjëra shumë të vogla dhe modeste. Ishte e gjitha e ndaluar në atë kohë. Por nuk më mungonte guximi dhe nuk më mungon as tani.

Mane është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për pasurinë personale të tij.

Kur janë 100% aksionerë, vlera e tyre është 100% pasuria e tyre, pra sipas përqindjeve të kompanive që ato janë aksionerë. Tani natyrisht që unë e kam parë metodologjinë. Kjo metodologji përbëhet nga 3 elementë. Kapitali neto, kapitali themelor dhe fitimi i vitit të fundit”.

 

Blendi Fevziu: Ç’domethënë fitimi i vitit të fundit?
Samir Mane: Fitimi i vitit të fundit është se sa ka fituar në vitin 2015.

Blendi Fevziu: Për shembull sa keni fituar ju në vitin 2015?
Samir Mane: Totali i vitit 2015 i gjithë grupit është 35 milionë euro.

Sipas njeriut më të pasur në Shqipëri, në fakt, nëse merret e gjitha shifra për gjithë rajonin, shkon diku tek 600 milion euro.

Mane shpjegoi se bëhet fjalë për kompani ku ai është më tepër se 50% aksioner. Ndërsa bëri me dije se ka edhe kompani ku është në minorancë, ku nuk gëzon aksionet kryesore.