Ballina Aktualitet Nëna e Shpat Kasapit kandidate për deputete në zonën 6 nga LSDM-ja?!

Nëna e Shpat Kasapit kandidate për deputete në zonën 6 nga LSDM-ja?!

SHPËRNDAJE

LSDM-ja opozitare në kongresin e saj të jashtëzakonshëm do të befasoje opinionin shqiptar me kandidaturat e saja për deputet, transmeton TetovaSot.

Nga burime brenda LSDM-së, TetovaSot mëson disa nga emrat prej kandidatëve shqiptar që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 dhjetor të këtij viti.

TetovaSot mëson se Gjylymsere Kasapi, nëna e këngëtarit të njohur Shpat Kasami do të garoje e dyta në listën e LSDM-së në zonën numër gjashtë menjëherë pas kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov.

Përndryshe, ish gazetari Muhamed Zekiri, sipas këtyre burimeve do të garoje në zonën e dytë zgjedhore, i treti në listë.

Loading...