Ballina Bota Moska: Fitorja e Trump parandaloi Luftën e Tretë Botërore

Moska: Fitorja e Trump parandaloi Luftën e Tretë Botërore

SHPËRNDAJE

“Zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-së mund të ketë parandaluar Luftën e Tretë Botërore”, tha Sergei Glazyev, zyrtar i lartë i Kremlinit.

Këshilltari i Putin e përshkroi Hillary Clinton si simbol të luftës.

Ai tha për gazetarët se: “Amerikanët kishin dy zgjedhje: paqen ose Luftën e Tretë Botërore.

Clinton ishte simbol i luftës, dhe Trump ka një mundësi të ndryshojë kursin e historisë”.

Marrëdhëniet midisi dy superfuqive kanë qenë të ftohta gjatë administrimit të Obamës.

Ndërkohë gjatë fushatës së tij, Trump premtoi se nëse zgjidhej president do të përmirësonte marrëdhëniet me Moskën.

Loading...