Ballina Aktualitet Mehmeti: Do të përkrah BESËN, sepse janë në rrugën e shqiptarisë dhe...

Mehmeti: Do të përkrah BESËN, sepse janë në rrugën e shqiptarisë dhe të Zotit

SHPËRNDAJE

Shkrimtari shqiptar Kim Mehmeti, publikisht ka paralajmëruar se do të mbështesë fuqishëm Lëvizjen BESA gjatë fushatës parazgjedhore.

Në këtë mënyrë,  njëra nga figurat më të njohura shqiptare nga Maqedonia, ka vendosur të përforcojë frontin shqiptar kundër VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, të cilët i shpallën publikisht luftë platformës së Lëvizjes BESA, e njohur si Ridefinimi.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti ka dhënë BESËN se do të ketë pranë kësaj Lëvizje, deri sa të jenë “në rrugën e shqiptarisë dhe të Zotit”.

“Publikisht e pranoj se miqtë e mi të Lëvizjes BESA (jo pse e meritoj, por pse ata janë të rinj të realizuar e të edukuar, që i respektojnë të moshuarit) vogëlsisë sime ia ofruan thuajse të gjitha që mund t’i ofrojë një parti! I refuzova, jo vetëm pse më ka ‘kaluar’ koha për t’u marrë me politikë, por pse besoja se si jopartiak, do mund të ofroj më shumë seç më kërkohet edhe pse mendoja se më takon më shumë seç më ofrohet! E, ajo që unë e vlerësoj si më të vlefshmen që mund t’ia ofroj kësaj partie, është BESA se përderisa janë në rrugën e shqiptarisë dhe të Zotit, do më kenë pranë me aq sa ata do duan dhe me aq sa do mundem! Andaj, kërkova nga ata të më lejojnë të jem pjesë e vrullit dhe e krenarisë së karvanit të tyre parazgjedhor, me çka mbase do ia dal ta realizojë të pamundurën: ta shpërlaj mëkatin që nuk shlyhet lehtë, e që ka të bëjë me mitizimin që dikur ua bëmë politikanëve më destruktiv që deri më tani kanë pasur shqiptarët e Maqedonisë – drejtuesve të BDI’së!”, ka shkruar Mehemti, duke sqaruar vendimin për të përkrahur Lëvizjen BESA.

Loading...