Ballina Kronika Kapet shqiptari në Holandë me 109 kg kokainë, mitraloz e pistoletë

Kapet shqiptari në Holandë me 109 kg kokainë, mitraloz e pistoletë

SHPËRNDAJE

Një sasi prej 109 kg kokainë është gjetur në banesën e një shqiptari në një nga lagjet më të shtrenjta të Roterdam të Holandës.

Mediat vendase bëjnë me dije se sjellja e çuditshme e 35 vjeçarit shqiptari bëri që policia të ushtronte kontrolle në banesën e tij, duke gjetur një sasi prej 109 kg kokainë.

Nga aksionet e policisë holandeze janë sekuestruar gjithsej 600 kg drogë javën e shkuar.

Pjesa më e madhe e drogës dhe dy armë u zbuluan në një kuti magazinimi në Utrecht.

Përveç lëndës narkotike, janë gjetur edhe sasi e konsiderueshme parash dhe një armë zjarri. Policia gjeti çelësin e një dollapi ku është gjetur sasia e drogës. Policia sekuestroi edhe një mitraloz dhe një pistoletë.

Loading...