Ballina Aktualitet JA DERI KU JANË PARTITË NË LIDHJE ME PUBLIKIMIN E LISTAVE

JA DERI KU JANË PARTITË NË LIDHJE ME PUBLIKIMIN E LISTAVE

SHPËRNDAJE

Përgatitja e listave zgjedhore është tema kryesore në të gjitha partitë politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton SHENJA. Për momentin, vetëm PDSH ka publikuar listën e kandidatëve të saj në të gjitha njësitë zgjedhore. Nga partitë tjera shqiptare thonë se ende janë në fazën e konsultimeve të brendshme partiake. Kështu ka deklaruar edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani për mediat në gjuhën maqedonase.

“BDI është në Konsultim për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë të cilët do jenë pjesë me platformën e re për mandatin e ardhshëm”, ka thënë Bujar Osmani, BDI.

Nga Lëvizja BESA, zëdhënësi i shtabit zgjedhor Orhan Murtezani deklaroi se për momentin janë në fazën e grumbullimit të propozimeve nga degët dhe strukturat.

“Pas përfundimit të këtij procesi, ditët në vijim, kryesia qendrore e LB do të marrë vendim për bartësit e listave dhe kush nga këto propozimet do të merrë pjesë në listat për kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Natyrisht që gjatë këtij procesi do të respektohet afati i paraparë me ligj nga KSHZ”, është shprehur Orhan Murtezani, Lëvizja BESA.

Ndërsa nga LR-PDSH, u përgjigjën për TV SHENJA se do të shfrytëzojnë të gjithë kohën që e kanë në dispozicion për të përpiluar listat.

“LR-PDSH për momentin zhvillon konsultime të brendshme me strukturat partiake për të përpiluar listat e kandidatëve të saj. Sipas gjitha gjasave do të shfrytëzohet deri në fund afati kohor përshkak të harmonizimit të brendshëm por edhe të jashtëm me partnerët e koalicionit Uniteti dhe RDK. Në këtë periudhë deri në finalizim të listave ç’do gjë që do të dëgjoni nga mediat elektronike apo të shtypura janë të pavërteta përshkak se anëtarësia e ka fjalën”, kanë deklaruar nga LR-PDSH

Nga partitë maqedonase, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-ja Ivo Kotevski ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se akoma po punojnë në përpilimin e listave për të zgjedhur kuadrot më kualitativ.

“Do të mbështetemi bnë kuadrot më kualitativ, për shkak se vetëm me sjelle serioze dhe të ndershme ndaj qtetarëve mund ta presim besimin e plot të tyre”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.

Ndërsa kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dje ka deklaruar se emrat e kandidatëve ata do ti publikojnë ditën e kongresit të partisë.

“Ne listat tona do ti publikojmë më datën gjashtë nëntor, të dielën kur LSDM ka caktuar kongres. Në vijim janë bisedime gjithë ditore me partnerët e koalicionit, por më tepër, para së gjithash, më tepër u kushtojmë vëmendje qytetarëve të cilët do të jenë në listat e përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Nga KSHZ, thonë se deri në mesditë asnjë parti politike nuk ka dorëzuar zyrtarisht listat zgjedhore. Zëdhënësi Admir Shabani deklaron se afati përfundimtar për dorëzimin e listave është 11 nëntori.

“Prej momentit të dorëzimit të listës, KSHZ ka afat prej 48 orë që listat ti shqyrtojë, në fakt ti kon trollojë nëse janë në përputhje me normat e Kodit zgjedhor. Nëse gjithçka është në rregull atëherë konfirmohen listat, nëse ka ndonjë mungesë në listat e kandidatëve atëherë KSHZ i njofton këto kandidat që në afat të caktuar në baz trë KSHZ ti eliminojnë gabimet në listat e tyre dhe pastaj vijojnë edhe procedurat tjera për hapjen e llogarisë për fushatë zgjedhore e kështu me radhë”, ka deklaruar Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Ndërsa në lidhje me kandidatët e pavarur deri në KSHZ ka arritur vetëm një listë e konkurruesve të cilët po mbledhin nënshkrimet, ndërsa ajo listë do të konkurrojë në njësinë e dytë zgjedhore dhe do të udhëhiqet nga Olivera Docevska.

Mefail Ismaili /SHENJA/


Ja deri ku janë partitë në lidhje me publikimin… by tvshenjaofficial

Loading...