Ballina Bota Itali, tërmetet deformojnë 600 km2 tokë

Itali, tërmetet deformojnë 600 km2 tokë

SHPËRNDAJE

Tërmetet e fundit të 26 dhe 30 tetorit kanë deformuar një zonë prej rreth 600 metra katrorë tokë. Nga ajo që del nga analiza e radarëve satelitorë të “Sentinel 1”, të programit Europian  Copernicus.

Ndërkohë, kreu i Shtetit, Sergio Mattarella,  gjatë një takimi me disa prej banorëve të zhvendosur nga Norcia e shkatërruar nga tërmeti, premtoi: “Çdo gjë do të kthehet si më parë”.

Zona ku janë verifikuar dëmet më të mëdha tokësore, është përcaktuar nga hulumtuesit me një gjatësi prej rreth 40 kilometra gjatësi dhe 15 metra gjerësi.

Deformimi i tokës ka të bëjë me ngritjen apo uljen e sipërfaqes së tokës, duke krijuar relieve të dukshme. Pranë Castelluccio, toka është zhytur në 70 cm dhe në disa të tjera ndoshta më pak, deri në 3 cm.