Ballina Kryesore Ish imami i Gjilanit flet nga burgu: Jam i lumtur që jam...

Ish imami i Gjilanit flet nga burgu: Jam i lumtur që jam dënuar për çështje fetare (Video)

SHPËRNDAJE

“Nëse Kurani është nxitje e urrejtjes fetare, atëherë po unë e kom shpjegu Kuranin. Edhe nëse Kurani është terrorizëm, po unë e kom shpjegu Kuranin edhe Hadithet e Pejgamberit a.s”. Kështu e filloj deklarimin nga burgu, ish imami i xhamisë El-Kuddus në Gjilan, në emisionin “Udhëve”.

Qazimi në këtë emision thotë se është i lumtur që është dënuar për çështje fetare, transmeton lajmi.net.

“Mu me gëzon fakti që jam i dënuar për çështje fetare. Unë e llogariti shumë pozitive që një njeri dënohet për çështje fetare”, ka thënë Qazimi.

Ai thotë se qytetarët duhet të shqetësohen atëherë kur bien ndesh me parimet e fesë islame. “Duhet të shqetësohet shumë. Kë e pengon feja islame, duhet të shqetësohet shumë”, thotë ai.

Ai ka thënë se nuk e dinë nëse prej fjalëve te tij dikush është rekrutuar për të shkuar në ISIS, duke thënë se ky nuk është problem i tij. Veç bisedës me të RTK ka raportuar edhe për përhapjen e ideologjisë vehabiste në Kosovë.

Në emisionin “Udhëve” janë publikuar pamje te përhapësve te kësaj ideologjie dhe literaturës se Abdyl Vehabit.

Po ashtu, RTK raportoi për faqen hilafetialb.ëordpress.com e cila është agjenci e mbikëqyrur nga grupi i xhihadistëve kosovarë në ISIS dhe e cila funksionon e pavërejtur në Kosovë.

Flet edhe Faton Hajrizi, i dënuar për vepra te ndryshme dhe i arratisur 7 here nga burgu. Si përfundoi ai nga një shkelës i ligjit, në një praktikues të fesë islame. Për përhapjen e ideologjisë radikale fetare brenda burgjeve flasin edhe krerët e qendrave korrektuese dhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Zeqirja Qazimi është dënuar me 10 vjet burg. Ish imami, sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore akuzohet se duke keqpërdorur pozitën e tij si imam në xhaminë “ El-Kuddus” në Gjilan, publikisht ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupe tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/

Loading...