Ballina Kultura Hap siparin nesër edicioni i 19-të i Panairit të Librit

Hap siparin nesër edicioni i 19-të i Panairit të Librit

SHPËRNDAJE

Botuesit më pak botime të reja…

Edicioni i 19-të i Panairit të Librit në Tiranë do të hapë siparin nesër më orën 11.00. I konsideruar si ngjarja më e rëndësishme në fushën e librit, në panair do të jenë të pranishëm rreth 90-të shtëpi botuese.Rreth 60 aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditëve të panairit. Do të ketë takim me autorë, prezantime librash, seminare, konferenca profesionale. P.sh ditën e  dytë të panairit do të jetë një konferencë shumë të rëndësishme për përkthimet nga gjuhët pak të përhapura: shqip, gjuhët e Ballkanit, gjuhët sllave, greqishtja, dutch, apo ato që nuk bëjnë pjesë tek gjuhët e mëdha.” Kemi një panel profesionistësh shumë të mirë: profesorë, studiues, botues, përkthyes që do të diskutojnë mbi disa cështje.

Pse e bëjmë këtë? Sepse, sidomos në dhjetëvjecarin e fundit, në Shqipëri është shtuar shumë botimi i këtyre letërsive në gjuhën shqipe. Edhe për efekt njohjeje, sepse ne nuk e kemi njohur shumë letërsinë dhe kulturën e vendeve fqinje, as të vendeve sllave, por edhe të vendeve më larg sic jane vendet nordike. Një tjetër arsye është edhe mbështetja që japin institucione të ndryshme për të bërë përkthime. Është shtuar fluksi dukshëm i këtyre botimeve në gjuhën shqipe dhe kjo sigurisht ka disa probleme në të mirë e në të keq, ndaj lindi nevoja e kesaj konference që ne si profesionistë të bisedojmë njëri me tjetrin si ta përmirësojmë këtë gjë”, tha Petrit Ymeri, kryetari i shoqatës së Botuesve. Gjatë ditëve të panairit do të prezantohet dhe hapja e projektit të përkthimeve të botimeve nga gjuha kineze në gjuhën shqipe. Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë  e Kulturës dhe Botimeve të Republikës Popullore Kineze për përkthimet e botimeve në harkun e 5 viteve të 50 veprave. “Ky eshtë një projekt që bën pjesë në projektin e madh 16+1 që ka nënshkruar qeveria kineze me vende të Europës Lindore dhe Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në gusht të vitit 2016, para dy muajsh, u prezantua në Panairin e Librit ne Pekin ky projekt.

Tani do të prezantohet në Shqipëri projekti shqiptaro-kinez i cili do të nisë me projektin e parë që është “Historia e Kinës”. Vec kësaj, kemi edhe shumë autorë që vijnë nga Italia, Franca, Hollanda etj që prezantojnë librat e tyre me shtëpitë botuese përkatëse”, tha Ymeri. Edhe këtë vit në stendat e botimeve dominojnë autorët e huaj. “Raporti është në favor të letërsisë së huaj, por e them dhe kam bindjen që cdo letërsi që vjen në gjuhën shqipe bëhet pjesë e kulturës shqiptare. Nuk mund të konkurrojmë me letërsinë botërore, as ne dhe as vende më të zhvilluara, më të kulturuara e më të qytetëruara se ne. Ato nuk konkurrojnë me kulturën botërore, por e bëjnë pjesë të kulturës së tyre. Nëse është Umbero Echo dhe vjen në shqip, atëherë ai bëhet pjesë e kulturës shqiptare. Kështu ndodh edhe kur botohet në anglisht, në frengjisht e kështu me radhë. Ne kemi letërsi provinciale, nuk ka pse ta fshehim, nuk mund të hahemi me askënd, megjithatë me shumë kënaqësi them që kemi këtë vit më shumë autorë shqiptarë që prezantohen në Panairin e Librit. Tituj të rinj do ketë shumë për shkak të përfshirjes së Shqipërisë në projektet evropiane, gjë që ka dhënë efektet e veta. Kjo na bën që jo vetëm të nxjerrim tituj të rinj, por edhe të bëjmë pagesa më të mira për përkthyesit. Dhe natyrisht botuesit shqiptarë kanë në këtë mënyrë një kujdes më të madh për librin”, tha Ymeri. Kriza ekonomike ndjehet edhe në numrin e botimeve. Sipas botuesve këtë vit ka më pak tituj të botuar, dhe ajo që është më dukshme është ulja e tirazhit.  Nuk do të mungojnë gjatë ditëve të panairit dhe kremtimet për përvjetore të shkrimtarëve të mëdhenj.”Kemi shumë përvjetorë të shkrimtarëve të mëdhenj këtë vit dhe kishim menduar me kolegët tanë të jepnim një cmim special si cdo vit të fundit, por nuk kishim shumë fonde për të dhënë një cmim dinjitoz si p.sh cmimi Cajupi, Naim Frashëri apo Mjeda. Minsitria e Kulturës ka dhënë një shumë modeste prej 700 mijë lekë të reja, ndërsa Bashkia e Tiranës aspak. Nuk i janë përgjigjur ftesave tona, kështuqë u mjaftuam me cmimet tradicionale, të cilat do të ndahen ditën e shtunë”, tha Ymeri.

Loading...