Ballina Bota Gjermania i kundërpërgjigjet Turqisë

Gjermania i kundërpërgjigjet Turqisë

SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka hedhur poshtë sot pohimet e homologut turk, Mevlut Cavusoglu, se Gjermania e përkrah grupin militant të PKK-së, duke thënë se partitë ekstremiste si PKK-ja janë të ndaluara në Gjermani.

“PKK (Partia e Punëtorëve Kurdistian) dhe partitë të tjera ekstremiste janë të ndaluara si grupe terroriste këtu [Gjermani]. Ato përndjekjen kriminalisht,” ka thënë ai.

“Prandaj nuk mund t’i kuptoj komentet e bëra sot në Turqi për Gjermaninë,” ka shtuar ai.

Sot në mëngjes, Cavusoglu e akuzoi Berlinin se gjoja po lejon PKK-në dhe majtistët e DHKP-C, të cilat kanë kryer sulme të armatosura në Turqi, të operojnë në tokën gjermane pa u ndëshkuar.

Loading...