Ballina Aktualitet Gjermania dëbon azilkërkuesit nga Maqedonia, 30 janë nisur drejt Shkupit

Gjermania dëbon azilkërkuesit nga Maqedonia, 30 janë nisur drejt Shkupit

SHPËRNDAJE

Autoritetet e Gjermanisë kanë dëbuar 30 azilkërkues nga Maqedonia, pasi që u është refuzuar e drejta e azilit. Ata janë dëbuar nga Baden-Württemberg në drejtim të Ballkanit dhe bëhet fjalë për 70 persona, prej të cilëve 40 nga Serbia dhe 30 nga Maqedonia.

“Ata u dëbuan përkundër dëshirës nga Karlsruhe,” shkruan media gjermane rdl.de, “53 prej tyre ishin të minoritetit romë, ndërsa 27 ishin fëmijë deri në moshën 14 vjeçare.”

Radhën e dëbimit tani e kanë shqiptarët, që do dëbohen në 11 nëntor, e premte, drejt Tiranës. (INA)