Ballina Bota FBI mbyll hetimin për emailet: Clinton nuk ka bërë shkelje

FBI mbyll hetimin për emailet: Clinton nuk ka bërë shkelje

SHPËRNDAJE

FBI nuk ka gjetur asnjë provë kriminaliteti në dosjet e reja të emaileve të Hillary Clinton.

Në një letër drejtuar anëtarëve të Kongresit, drejtori i FBI James Comey tha se agjencia kishte mbaruar shqyrtimin dhe se nuk kishte gjetur asgjë për të ndryshuar qëndrimin e saj.

“Bazuar në shqyrtimin tonë, ne nuk kemi ndryshuar konkluzionet që kemi shprehur në korrik në lidhje me ish-Sekretaren Clinton,” tha zoti Comey në letrën e së dielës në Kongres.

Rihetimi i FBI-së hapi debate të shumta, pasi nga shumë demokratë u pa si një mënyrë për të dëmtuar Clintonin dhe që deri diku ia arriti, pasi menjëherë Clinton ra në sondazhe.

Lajmi se nga rihapja e çështjes nuk ka asnjë të re, mund të ndihmojë Clintonin në prag të mbajtjes së zgjedhjeve.

Donald Trump e përdori këtë çështje për të ngushtuar diferencën e madhe që kishte krijuar mes dy kandidatëve.

Loading...