Ballina Aktualitet Rajoni Familja me 5 anëtarë bllokohet nga uji, ushtria shpëton foshnjën 5 muajshe

Familja me 5 anëtarë bllokohet nga uji, ushtria shpëton foshnjën 5 muajshe

SHPËRNDAJE

Forcat Ajrore kanë nisur me urgjencë një Helikopter “Cougar” në Burrel për shpëtimin e një familjeje me pesë anëtarë të bllokuar nga përmbytja.

Shtëpia 2 katëshe e Medi Gjetanit në njësinë administrative Lis është përmbytur plotësisht nga uji. Familja ka bërë thirrje për ndihmë dhe tashmë Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter. Në familjen prej 5 anëtarësh është edhe një foshnjë 5 muajsh dhe një e moshuar 83 vjeçe.

Në Lezhë efektivë të Forcave të Armatosura janë duke punuar tek nënstacioni për të penguar rrjedhjen e ujërave në dy drejtime, në mënyrë që të evitohet përmbytja e qytetit. Ndërkohë që është vendosur një motopompë.

Aktualisht po punohet edhe tek shkolla 9 vjeçare “Kosova” që ndodhet në qendër të Lezhës si dhe tek Konvikti i Shkollës së mesme Ekonomike. Kështu që vijojnë të jenë në operacion në Lezhë 30 trupa të ushtrisë dhe 9 mjete të kalueshmërisë së lartë, gjithnjë në ndihmë të banorëve për shpëtimin dhe evakuimin e tyre.

Dhe në rrethin e Matit në qarkun e Dibrës janë në operacion efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë, në shërbim të Shtabit të Emergjencave Civile, në ndihmë të shpëtimit dhe të evakuimit të qytetarëve. Ndërsa operacioni i ushtrisë për evakuimin e qytetarëve po vijon me të njëjtin intensitet dhe në Fushë Krujë, në Borizanë dhe Derven, si dhe në zonat në periferi të Tiranës.

Loading...