Ballina Aktualitet Erdogan përgatitet për gjakderdhje

Erdogan përgatitet për gjakderdhje

SHPËRNDAJE

Nga Michael Rubin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan tentativën e dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut e cilësoi “një dhuratë nga Zoti”. Qeveria turke menjëherë bëri përgjegjës për tentativën e grushtit të shtetit, ish-aleatin e dikurshëm të Erdoganit, tashmë rivali i tij kryesor, Fethullah Gylenin, duke e akuzuar atë se qëndron prapa komplotit. Ndonëse zanafilla e grushtit të shtetit mbetet ende e paqartë, faktikisht asnjë nga zyrtarët e rëndësishëm turq ende nuk kanë paraqitur asnjë provë apo fakt të qenësishëm për akuzat e tyre, dhe sigurisht asnjë provë të vetme të besueshme, që mbështet akuzat e Erdoganit. Vlen të theksohet fakti se shtypi dhe mediat turke vazhdimisht i rikthehen çështjes së reagimit të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe theksojnë se këta të fundit kanë pranuar materialet e paraqitura nga pala turke, por në të vërtetë deri më tani asnjë zyrtar amerikan nuk është rezulton që të ketë thënë asgjë nga ajo që shkruan shtypi turk. Në fakt, të tjera fakte dhe pohime alternative për tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut, janë janë shumë bindëse.

Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë, është fakti se tentativa për grushtin e shtetit shërbeu si justifikim i nevojshëm, të cilin Erdoganit i duhej ta përdorte dhe ta realizonte për të spastruar kundërshtarët e tij, ose të gjitha ata që nuk ishin entuziastë dhe nuk mbështesnin axhendën e tij. Pjesa më e madhe e asaj që është raportuar në mediat perëndimore, kryesisht është përqendruar në spastrimin e vazhdueshëm të mësuesve dhe profesorëve në të gjitha universitetet. Sigurisht, ironikisht lajmi më i rëndësishëm i ditës është ai i një njeriu, i cili me shumë gjasa duket që ka falsifikuar diplomën e tij të universitetit, dhe pavarësisht kësaj, i ka njohur vetes të drejtën të emërojë rektorët e universiteteve nëpërmjet një bordi, të cilin ai e ka mbushur me miqtë dhe besnikët e tij. Por, kjo është ajo që Erdogan ka bërë ditët e fundit për policinë, e cila duhet të të jetën nën kontrollin e atyre dhe që dridhen përpara eprorëve që nuk hezitojnë dhe kujdesen për realizimin e qëllimeve të Erdoganit dhe të ardhmen e Turqisë.

Javën e kaluar, Erdogani emëroi drejtorët e rinj të policisë në 61 nga 81 provincat e Turqisë. Ai gjithashtu caktoi dhe 55 drejtuesit e lartë të departamenteve qendrore të policisë, të cilat veprojnë si organe profesionale. Disa prej drejtuesve të policisë të përjashtuar nga Erdogani, ishin fetarë dhe disa prej tyre mbështetës të tij. Asnjëri prej tyre nuk ishte mbështetës apo pasues i Gylenit, pasi mbështetësit dhe simpatizantët e tij janë spastruar prej kohësh nga rradhët e policisë.

Shumica e drejtëorëve të emëruar së fundmi nga Erdogani, janë nacionalistë të thekur, shumë të rinj në moshë dhe relativisht pa përvojën e duhur, dhe për rrjedhojë ka të ngjarë që të jenë më lehtësisht të bindur ndaj urdhërave të Erdoganit. Problemi duket se nuk qëndron në faktin se Erdogani nuk u besonte të gjithë shefave të policisë, pasi shumica e tyre ishin besnikë dhe shumë prej tyre i kishte emëruar vetë Erdogani në pozicione të larta drejtuese, por ai i konsideronte ata të butë, dhe jo të të gatshëm për të përdorur dhunën ekstreme, të cilën Erdogani beson se do të jetë e nevojshme për ta përdorur jo vetëm ndaj kurdëve të Turqisë, por dhe ndaj shumë prej turqve liberalë apo apolitikeë, ndërsa ai vazhdon të konsolidojë kontrollin e tij.

Ditët e fundit, në vazhdën e shumë masave të ndërmarra, ai ka zgjatur afatin për të cilin turqit mund të mbahen të ndaluar pa patur mundësi të përfaqësohen apo të mbrohen nga një avokat. Kjo në fakt përcakton dhe bazat për një shtim të konsideruesëm të torturës në ambientet e paraburgimit, më qëllim marrjen e dëshmive të detyruara, një praktikë që është bërë e zakonshme që nga korriku i këtij viti.

Partia në pushtet e Erdoganit ka nisur gjithashtu lejimin e përdorimit të armëve për besnikët e saj, sidomos nëpërmjet Autoritetit Rinor Osman (Osmanli Ocaklari). Në shkrimet e mëparshme kam cekur dhe çështjen e emërimit të ish gjeneralit, Adnan Tanrëverdi, në postin e komandatit të SADAT, njësia mbrojtëse e Erdoganit. Tanrëverdi është përjashtuar nga ushtria nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë menjëherë pas ngjarjeve të grushtit të shtetit të vitit 1997 dhe duket i vendosur për t’u hakmarë ndaj rendit laik. SADAT, e cila ka trajnuar forcat paramilitare dhe forcat speciale, gjithnjë e më shumë po shndërrohet një Gardë Revolucionare Islamike e Erdoganit. Në të vërtetë, ka shumë gjasa që SADAT qëndron pas shumë prej vrasjeve të civilëve, të fajësuar nga mediat e Erdoganit, në mungesë të ndonjë provë përtej rrëfimit të detyruar, në neutralizimin e grushtit të shtetit të gulenistëve.

E gjitha kjo lë të kuptohet se kjo është një lojë e gjatë Erdoganit. Ai duket se po konsolidon kontrollin e vet fetar përmes Shërbimit për Fondacionin e Rinisë dhe të Arsimit të Turqisë (TÜRGEV, ku djali i Erdoganit është anëtar i bordit të këtij fondacionit) dhe Hajrettin Karaman, është udhëheqësi islamik i preferuar i Erdoganit.

Por, ndërsa Erdogan po përpiqet me çdo mënyrë që të ndryshojë kushtetutën, ai gjithashtu dëshiron të fitojë pikë me një armë që ai nuk mund të fitojë gjerësisht. Çështja në fjalë nuk është thjesht publiku turk, Erdogani beson se ia ka dalë mbanë të frikësojë opinionin publik, por më së shumti Doğu Perinçek, një ish maoist dhe ultranacionalist. Perinçek ka qenë një nga përfituesit kryesorë të spastrimeve të Erdoganit, pasi ata kanë eliminuar dhe shumë prej kundërshtarëve të tij. Sot, Perinçek është efektivisht ministri i mbrojtjes në hije. Ai ka thënë se nuk do të lejojë ndryshimin kushtetutës, që do të thotë që tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për të luajtur me karta të hapura.

Kushdo që të fitojë, është e sigurtë që Turqia tashmë është drejt një gjakderdhjeje. Të vetmet pyetje që mund të shtrohen në kushtet e tanishme janë: sa shpejt mund të ndodhë kjo dhe nëse Erdogani është më i përgatitur se Perinçek, apo jo?

*https://www.aei.org/publication/erdogan-prepares-for-a-bloodbath/