Ballina Aktualitet EKSKLUZIVE: VMRO-ja tani vendos se çka do të flasë Ahmeti në tubime,...

EKSKLUZIVE: VMRO-ja tani vendos se çka do të flasë Ahmeti në tubime, pezullon shtabin zgjedhor të BDI-së

SHPËRNDAJE

VMRO është e pakënaqur nga mënyra se si BDI po e zhvillon fushatën parazgjedhore dhe e brengosur se në këtë mënyrë partneri i saj strategjik (BDI-ja) do të mbetet me më pak se 5 deputetë.

Burime partiake thonë se në VMRO ekziston posaçërisht pakënaqësi nga paraqitjet skandaloze të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili po provokon shqiptarët duke përmendur drogën, investimet, e gjëra tjera, kur dihet se droga ka marrë hov vitet e fundit deri sa është BDI në pushtet, kurse investimet në rajonet shqiptare mungojnë pikërisht për shkak të politikave të gabuara të BDI-së.

Për këtë arsye, para një jave kanë filluar t’i merren gradualisht kompetencat shtabit zgjedhor të BDI-së dhe prej dje ai do të ekzistojë vetëm formalisht, kurse tani e tutje shtabi i VMRO-së drejtpërdrejtë do të koordinojë dhe dirigjojë fushatën e “integristëve”.

Marrim vesh se floskula demagogjike “U thamë partive opozitare të bashkohen të gjithë kundër BDI-së” të cilën Ahmeti po e përsërit në çdo tubim, ka dalë pikërisht nga kuzhinat e VMRO-së, si shpresë e fundit se deri diku do të përmirësohet imazhi i partisë së Ahmetit ara shqiptarëve. Për VMRO-në është me rëndësi të veçantë që BDI të fitojë së paku 5 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, sepse me aq numër deputetësh të partnerit të vet shqiptar, VMRO konsideron se do të arrijë të pengojë dënimin e funksionarëve të saj që dyshohen nga Prokuroria Speciale Publike./Lajmpress/