Ballina Bota Detaji simbolik/ Ja pse Hillary Clinton zgjodhi ngjyrën lejla në fjalimin e...

Detaji simbolik/ Ja pse Hillary Clinton zgjodhi ngjyrën lejla në fjalimin e humbjes

SHPËRNDAJE

Pas rezultateve të zgjedhjeve, Hillary Clinton mbërriti në hotelin “New Yorker” për të mbajtur fjalimin me një buzëqeshje të ëmbël dhe një shkëlqim të pazakontë në fytyrë.

Ajo ka qenë gjithmonë e kujdesshme për veshjet gjatë gjithë fushatës zgjedhore, më së shumti kostum me pantallona. Por dje Clinton bëri zgjedhjen më të mirë: lejlanë.

Një xhaketë sportive me jakë dhe bluzë sateni lejla nga Ralph Lauren, e thjeshtë dhe e këndshme, i dha Hillary-t një shkëlqim si kurrë më parë. Bashkë me të, ishin koordinuar edhe bashkëshorti Bill Clinton dhe Tim Kaine me të njëjtën nuancë.

 

Pse pikërisht lejla pas humbjes së zgjedhjeve?

Për t’i dhënë të gjithë botës atë që simbolizon pikërisht ngjyra lejla: urtësi, kreativitet, paqe, ambicie, pavarësi, dhe, më e rëndësishmja, unitet. Dhe siç dihet, lejlaja është përzierja e së kuqes dhe blusë, të cilat përfaqësojnë palët respektive në Amerikë, republikanë dhe demokratë.

Lejlaja është njëkohësisht edhe sfondi i përkryer për mesazhin e Hillary-t: “Ne e pamë se kombi ynë është i ndarë më shumë se sa kemi menduar, por unë ende besoj tek Amerika dhe do ta bëj gjithmonë. Nëse edhe ju e bëni këtë, atëherë duhet ta pranojmë këtë rezultat dhe pastaj të shohim drejt së ardhmes. Donald Trump do të jetë Presidenti ynë. Ne i detyrohemi atij të jemi mendjehapur duke i dhënë mundësinë për të udhëhequr”.

Duke zgjedhur lejlanë, Hillary u jep mundësi të gjithë amerikanëve për të mbajtur zi (ose për të kërkuar kohë të pranojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve), por jo shansin për të hequr dorë apo për të harruar se janë një komb i bashkuar dhe me mbështetje. Në fakt, të gjithë janë të sigurt se ajo do të kishte zgjedhur pikërisht lejlanë edhe nëse do të fitonte.

Loading...