Ballina Aktualitet Bushati uron Trampin për fitoren: Roli i SHBA, jetik për rajonin tonë

Bushati uron Trampin për fitoren: Roli i SHBA, jetik për rajonin tonë

SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka qenë i pari që ka uruar nga Shqipëria, Donald Tramp, për fitoren si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bushati ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë mesazhin e tij për presidentin e zgjedhur amerikan.

“Urime Donald Tramp!”, shkruan kryediplomati shqiptar, duke i kujtuar më tej atij rolin e Shteteve të Bashkuara për stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë.

“Roli i Shteteve të Bashkuara është jetik për stabilitetin dhe demokracinë në këtë cep të Europës”, mbyll postimin e tij ministri Bushati, duke shtuar edhe hashtaget me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara partnerë strategjikë.