Ballina Aktualitet BDI garon me kandidatë që kërcënojnë dhe shajnë gazetarët?!

BDI garon me kandidatë që kërcënojnë dhe shajnë gazetarët?!

SHPËRNDAJE

Kanë filluar të përfliten emra të shumtë si bartës të listave në njësitë zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit derisa edhe BDI-ja është në fazën përmbyllëse të listave zgjedhore derisa tashmë me të madhe përfliten emrat se kush do të drejtojë njësitë zgjedhore, njofton Zhurnal.
Siç jozyrtarisht mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në vijim emrat e përfolur për kandidat në listën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Njësia e I-rë zgjedhore në të cilën BDI-ja ka fituar gjithmonë nga 3 mandate si emra potencial si kandidat për deputet përfliten Artan Grubi, Bujar Osmani ministri aktual i ekologjisë Bashkim Ametit dhe Ejup Alimi.

Njësia e II-të zgjedhore që duket të jetë akoma më e nxehtë pritet të drejtohet nga Ilir Hasani, Rexhail Ismaili, ish ministri i pushtetit lokal, Lirim Shabani ndërkohë që në listë pritet të jetë edhe deputetja aktuale Kaltrina Azizi, zv.kryeministri Arbër Ademi.

Njësi e V-të zgjedhore pritet t’i besohet deputetit Ramiz Merko nga Struga i cili njëherit ka qenë dhe kryetar komune i Strugës ndërsa i pasuar nga Artin Spahiu, Vjollca Mehmeti Nuredini, Adem Karaga.

Zona e VI-të zgjedhore do të drejtohet nga vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti i pasuar nga Branko Manoljovski, pastaj Shpresa Hadri, Talat Xhaferi, Hazbi Lika, Xhevat Ademi, Nora Aliti etj.

Kjo tregon se BDI nuk ka ndërmend të heqë dorë nga presioni ndaj mediumeve, respektivisht nga kandidatë që kanë kërcëuar dhe që kanë ofenduar gazetarë.