Ballina Aktualitet 33 persona të infektuar dhe 2 të vdekur nga SIDA në 10...

33 persona të infektuar dhe 2 të vdekur nga SIDA në 10 muajt e fundit në Maqedoni

SHPËRNDAJE

Këtë vit ka 33 raste të reja të personave të infektuar me Sidë, ndërsa dy kanë vdekur nga ky virus, i cili më së shpeshti bartet nga marrëdhëniet seksuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga viti 1987 deri në dhjetorin e vitit të kaluar, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 274 raste me Sidë.
Zvonko Milenkoviq, drejtori i Klinikës për sëmundje infektive dhe koordinatori kombëtar për mbrojtje nga Sida, thotë se numri i të diagnostifikuarëve me Sidë, por rritet. Ai pret që këtë vit, numri i të infektuarve të jetë mes numrit që ishin infektuar në vitin 2015 dhe 2014.

Sipas Irena Ivanova, nga delegacioni i BE-së, dy vitet e fundit qytetarët kanë ngritur zërin në nivel rajonal dhe për këtë arsye pritet që institucionet të kenë një seancë në të ardhmen për njerëzit me HIV.