Ballina Aktualitet 30 PERSONA DEMOLOJNË QENDRËN URGJENTE “8 SHTATORI” NË SHKUP

30 PERSONA DEMOLOJNË QENDRËN URGJENTE “8 SHTATORI” NË SHKUP

SHPËRNDAJE

Për shkak të vdekjes së një të afërmi, rreth 30 banorë nga Shkupi kanë thyer derën e hyrjes dhe hapësirat e brendshme në Qendrën Urgjente në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”.

Rasti është konfirmuar nga MPB, gjegjësisht, rreth orës 19 në spital është sjellë një njeri i panjohur, të cilin mjekët kanë tentuar që ta reanimojnë, por pas tentimeve të pasuksesshme, personi ka ndërruar jetë. Ata kanë marrë me vete trupin e pajetë të personit. Në incident për fat të mire asnjë nuk ka qenë i lënduar. Policia ka dalë në teren për të zbardhur rastin.