Ballina Kronika 18 vjeçari lufton për jetë, rrihet nga dy 14 vjeçarë në Çarshin...

18 vjeçari lufton për jetë, rrihet nga dy 14 vjeçarë në Çarshin e Vjetër të Shkupit

SHPËRNDAJE

18-vjeçari K.S nga Vizbegu i Shkupit po lufton për jetë si pasoj e goditjeve që ka marrë në Çarshin e Vjetër të Shkupit, bëjnë të ditur nga policia, përcjell “SHENJA”. Rastin në polici është paraqitur nga një qytetarë anonim, i cili ka informuar se në Çarshi ka parë një djalosh të shtrirë në tokë pa shenja jete.

I riu menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente ku është hospitalizuar në Klinikën për anestezi, reanimim dhe mjekim intensiv dhe për momentin është në rrezik për jetë.

Sipas informacioneve nga policia K.S ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona të moshës 14-vjeçare.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Shenja/

Loading...