Ballina Aktualitet Xhezair Shaqiri: E kam këshilluar Komandant Sokolin që të mos futet në...

Xhezair Shaqiri: E kam këshilluar Komandant Sokolin që të mos futet në Kumanovë

SHPËRNDAJE

Xhezair Shaqiri, ish Komandant Hoxha ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të publikuar në portalin TetovaSot.

Sipas ish Komandant Hoxhës, gazetarët e portalit TetovaSot duan që ta shohin Komandant Hoxhën në Burg, bashkë me Komandant Sokolin,  thënie kjo e mbushur me paragjykime dhe frustrime. Kjo për arsyen e vetme, se të gjithë këtë xhin brenda Xhezair Shaqirin e zgjoi pyetja kureshtare se a do të bëhet kandidat për deputet në LR PDSH Xhezair Shaqiri?

Si duket kjo pyetje ia ka zgjuar xhinët brenda vetes dhe ka nisur që të mallkoj, por edhe të paragjykoj gazetarët e portalit TetovaSot dhe të tjerët.

Përndryshe në këtë reagim, Shaqiri jep një informacion interesant, thotë se e ka këshilluar Komandant Sokolin që të mos futet në Kumanovë.

“Unë para se të kyçem në luftën e Kosovës dhe të Maqedonisë në vitin 2001 nuk kam kryer asnjë akademi ushtarake dhe askush nuk ka investuar për mua nga shqiptarët që unë të përgatitem si ushtar ose Komandat i UCK-së së Kosovës e UCK-së Kombëtare. Sa kam mundur kam dhënë kontributin tim në betejat e shumta në trojet e shqiptarisë.

Komandant Sokolin e kemi njohur prej fillimit të vitit 2001 dhe deri në fund dhe kemi pasur jashtëzakonisht raporte të mira si bashkë luftëtar.

Diri para disa javësh para ndodhisë të rastit në Kumanovë, unë i kam këshilluar të ketë kujdes se është kurth, ai ka marr vendime me disa shok tjerë. Edhe matej jemi shok me Sokolin, tjetër gjë është ajo se sa mundem unë apo dikush tjetër t`i ndihmon tani.

Artikulli i sodit është provokues dhe nënçmues për atë gazetar i cili e ka shkruar.

I nderuar gazetar, si duket të paska mbet merak që edhe unë të isha në burg me Sokolin.

Asgjë nuk i kam borxh më tepër ju shqipfolsave e ju tregone pak veten me armë, jo vetëm me shkrime të artikujve që shkruani në interes të….

Unë bëra diçka për këtë atdheun tuaj dhe timin, ndoshta shumë pak, por aq kam mundur.

E ju çka dhe kur doni të tregoni veten se jeni shqiptar?

Ndoshta edhe keni dëshirë që edhe mua të më shihni në burg, por më vjen keq që deri më tani nuk keni pas një kënaqësi të tillë.

A nuk po luan Nikolla dhe Sasha, megjithë ju, kurse Komandant Hoxha me një grusht shokësh po jetojmë me krenari në Tanush qe 10 vite.

A thua pse me ju po luan Nikolla dhe Sasha e me ne s`ja ka mundësuar Allahu deri sod?

Unë jam i bindur thellë se ai i cili e ka krijuar Gjithësinë dhe në çdo moment na vëzhgon dhe për çdo vepër na shpërblen o na dënon.

Unë i mbështetem Atij dhe as që e kam dert se cilët janë kriminelët Nikolla e Sasha.

Fundja katër herë kanë tentuar të futen në Tanushë, por kot.

Po ua përkujton vitin 2007 kur Rafet Elmazi dha dorëheqje pas sulmit në Tanushë, jo pse deshi të na mbron, por pse nuk mundi të futet me policinë e Maqedonisë, e pastaj ju e patë se çka ndodhi me Brodecin.”, shkroi Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook.