Ballina Futboll Xhenoa rikthen Milanin me këmbë në tokë, fiton 3-0

Xhenoa rikthen Milanin me këmbë në tokë, fiton 3-0

SHPËRNDAJE

Milan rikthehet me këmbë në tokë. Kuqezinjtë pësuan një humbje të rëndë nga Xhenoa, që triumfoi 3-0 në “Marassi” në një ndeshje ku kuqezinjtë mbajtën më shumë topin në qarkullim por vuajtën golin e pësuar mjaft shpejt. Vendasit që kishin humbur derin në fundjavë, arritën të kalonin përpara që në minutën e 11-të me Ninkovicin.

Milani u vu në kërkim të golit të barazimit por mosgjetja e tij ndikoi dhe psikologjikisht te kuqezinjtë që në minutën e 56-të mbetën me 10 vetë pas daljes me të kuq të Luca Bantit. Gjithsesi Xhenoa mundi të mbyllë ndeshjen vetëm në minutën e 80-të, kur Kucka harroi se kishte ndryshuar fanellë dhe gabimisht e dërgoi topin në rrjetën e tij duke i bërë një dhuratë ish-skuadrës së tij.

Rezultati përfundimtar u vulos nga Pavoletti që në të 86-tën mposhti për herë të 3-të Donnaruma.

Humbja e pësuar ngjit Genoan në renditje ndërsa Milani mbetet në kuotën e 19-të pikëve.

Loading...