Ballina Kronika Vodhën traktorin 100 mijë euro, por një gafë i çon tre shqiptarët...

Vodhën traktorin 100 mijë euro, por një gafë i çon tre shqiptarët në burg

SHPËRNDAJE

Policia italiane arrestoi tre shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e një traktori “John Deere”, që kap vlerën e 100 mijë eurove.

Sipas mediave italiane, tre të rinjtëtë moshës 23, 27 dhe 28 vjeç, u ndaluan nga policia rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës, për një kontroll në Fossalta di Portogruaro, teksa udhëtonin me një “Passat” me targa italiane.

Policia kishte nisur kontrollet pas denoncimit të një fermeri, të cilit i kishin vjedhur traktorin rreth mesnatës. Kur janë pyetur nga policia, shqiptarët kanë thënë se nuk kishin lidhje me ngjarjen, por gjithsesi ata u shoqëruan në komisariat për verifikime të mëtejshme.

Teksa hynin në komisariat, njëri prej shqiptarëve ka hedhur në tokë çelësat e traktorit të vjedhur, por u pikas nga punonjësit e policisë. Sipas mediave italiane, çelësat korrespondonin me traktorin e vjedhur “John Deere”.

Ndërkohë, në makinën tip “Passat” me të cilën udhëtonin shqiptarët, policia gjeti në kronologjinë e “Google Maps”, koordinatat e një zone të izoluar, në Chions Villa, Friuli, ku shqiptarët kishin fshehur traktorin e vjedhur.