Ballina Bota VIDEO/ Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane mesazh Rusisë: Kini kujdes. Do...

VIDEO/ Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane mesazh Rusisë: Kini kujdes. Do t’iu mundim si askush më parë

SHPËRNDAJE

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali me katër yje, Mark Milley ka kërcënuar me luftë Rusinë dhe të gjithë ata që mendojnë se SHBA nuk ka kapacitetet dhe energjinë për t’u përballur në terren.

Me një ton të irrituar dhe të prerë, Milley, iu referua një deklarate të ambasadorit rus në Britani, sipas të cilit “Rusia mbetet i vetmi vend që vlen. Të gjithë të tjerët janë të shpenzueshëm”.

Ambasadori rus shtoi se Rusia ka kapacitetet konvencionale më të mëdha në botë dhe si pasojë është e aftë të fitojë përballjet me çdo ushtri.

Por Milley ka deklaruar me një ton lufte:

“Ne do t’ju mundim dhe do t’iu mundim si askush nuk ju ka mundur më parë”.

Deklarata e tij vjen në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe rusisë janë në maksimum, për çështjen e luftës në Siri.

Marrëdhënia e SHBA-së dhe Rusisë nuk ka qenë kurrë më parë kaq kritike dhe e tensionuar, që prej “Luftës së Ftohtë”.